Home Lajme Aktualitet Nis mbledhja e strukturave të PS për zgjedhjet në Tiranë dhe 5...

Nis mbledhja e strukturave të PS për zgjedhjet në Tiranë dhe 5 bashki të tjera, mbërrin Rama

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më parë në mbledhjen e strukturave të kësaj force politike.

Të pranishëm janë ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë, ish-deputetë apo kandidatë të cilët nuk arritën të merrnin një mandat në 11 maj.

Kjo mbledhje ka për qëllim mobilizimin dhe koordinimin e strukturave për zgjedhjet e parakohshme për gjashtë bashki të vendit, mes tyre edhe Tiranën.

PS do të garojë në Tiranë me Ogerta Manastirliun, ndërsa opozita nuk ka dalë ende me një emër.

Exit mobile version