Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat se më datë 17 nëntor do të mbahet një protestë para Kryeministrisë. Berisha u shpreh se të hënën do të nisë Parlamenti para Kryeministrisë.

“Këto janë disa nga zhvillimet më të fundit. Ndërkohë, dita e hënë do të jetë e fillimit të Parlamentit para Kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve.

PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, narkoshteti i tij, ose ndaj kësaj narkodiktature ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë”, tha ai.