Home Lajme Aktualitet Forcat Ajrore transportojnë me helikopter një fëmijë të lënduar nga Selenica drejt...

Forcat Ajrore transportojnë me helikopter një fëmijë të lënduar nga Selenica drejt Vlorës, reagon Pirro Vengu

Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura kanë ndërhyrë me helikopter për të transportuar me urgjencë një fëmijë të lënduar në kokë nga zona e Bashajt, në Bashkinë Selenicë.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, ambulanca nuk ka mundur të hyjë në zonë për shkak të terrenit të vështirë, çka ka bërë të nevojshme ndërhyrjen ajrore. Helikopteri tip “Cougar” ka transportuar fëmijën drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Operacioni është realizuar me sukses në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Autoritetet bëjnë me dije se Forcat e Armatosura mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë në raste emergjente, kur rrethanat e kërkojnë.

Exit mobile version