Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi fillimin e protestës së thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan:

“Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe grupi kriminal që mbulohet me çadra (edhe pse nuk bie shi) gati për molotovët e një plaku të rrjedhur.”

Reagimi i tij vjen në ditën e protestës, siguria e së cilës nuk u mor përsipër as nga Policia e Shtetit për shkak të paralajmërimeve për dhunë.