Ka nisur protesta e kësaj të premteje e thirrur nga Partia Demokratike për datën 20 Shkurt. Qindra protestues janë mbledhur në shesh, ndërsa pritet që të nisin fjalimet e para nga drejtuesit e opozitës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia blu i shoqëruar nga mbështetës dhe simpatizantë, duke iu bashkuar marshimit drejt vendit ku po zhvillohet tubimi.

Kjo është protesta e katërt e organizuar nga Partia Demokratike në muajt e fundit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, tubimi i sotëm nuk është marrë në konsideratë për t’u siguruar nga ana e policisë sipas procedurave standarde. Megjithatë, në terren raportohet se janë angazhuar rreth 1600 efektivë për të monitoruar situatën dhe për të garantuar rendin publik.

Në një deklaratë për mediat përpara nisjes së protestës, Berisha nuk dha detaje mbi skenarin apo formatin e tubimit të sotëm.