Gjatë një interviste në A2 CNN, deputeti i PD, Belind Këlliçi, duket se ka tentuar të fshihet pas Forumit të Dialogut, që drejtohet nga Ermal Hasimja, duke u shprehur se protesta është edhe e tyre, jo vetëm e PD.
Sipas burimeve, bëhet e ditur se po tentohet të vendosen çadra në Bulevard dhe PD nuk do ta marrë përsipër, duke dashur ta paraqesë atë si një propozim dhe vendim të shoqërisë civile dhe jo të sajës.
Dhe dihet që nëse do dështojë, do kenë aegument për të thënë që ishim të detyruar.
Kjo është një protestë jo politike, jo partiake, tha, mes të tjerash, deputeti i PD.
Ndiqni videon e Këlliçit më poshtë:




















