Debati për zgjedhjet e ardhshme në Tiranë është shoqëruar me qëndrime të ndryshme sa i përket mundësisë së një gare të fortë mes opozitës dhe Partisë Socialiste. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, analisti Andi Bushati ka komentuar skenarët e mundshëm për garën elektorale në kryeqytet, duke shprehur skepticizëm për mundësinë e një përballjeje reale politike.
Në një bashkëbisedim me moderatoren Erla Mëhilli, Bushati u shpreh se, sipas tij, rezultati i zgjedhjeve nuk përcaktohet thjesht nga emri i kandidatit që mund të vendosë opozita.
Gazetarja: Çfarë mendoni se do të ndodhë? Pra… e shihni të mundshme mundësinë e përmbysjes së Tiranës dhe një garë shumë konkurruese përballë… Partisë Socialiste nga ana e opozitës, apo jo?
Andi Bushati: Opozita çfarëdo… unë nuk shoh konkurrencë, se unë vazhdoj të jem i bindur që zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Donald Trump-in ta sjellë opozita kandidat për Tiranën tani që hoqën dhe Saliun atëherë, edhe…
(Gazetarja ndërhyn shkurt: “Edhe Erion Braçe…”)
Andi Bushati: …edhe Erion Braçe e mund Donald Trump-in, të jesh e sigurt. Nuk ka zgjedhje! Harrojeni këtë.
Gazetarja: Pra është e kotë, nuk ka…
Andi Bushati: Po patjetër që është…










