Forcat e Armantosura të vendit tonë i janë bashkuar fushatës së dhurimit të gjakut për t’i ardhur në ndihmë njerëzve me probleme shëndetësore. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ka ndarë edhe disa foto. Xhaçka vlerëson kontributin e tyre teksa thotë se ata nuk mjaftohen vetëm me punën e tyre gjatë emergjencave të tilla, por ndërmarrin edhe akte të tilla humane.

“Kontributi i FA për komunitetin nuk mjaftohet vetëm gjatë emergjencave civile apo përmirësimit të infrastrukturës në zonat rurale. Ashtu si çdo vit, burrat dhe gratë në uniformë iu bashkuan masivisht fushatës së dhurimit të gjakut, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me nevoja jetike”, shkruan Xhaçka.