Një sk andal i ri ka tr onditur futbollin spanjoll. Ish-drejtori i Osasunas, Angel Luis Vizkei, ka den oncuar klubin e Osasunës , Getafes, Betisit dhe Espanjolin për trukime të ndeshjeve. Në një rrëfim para hetuesve, ish-drejtori ka pohuar se klubi i Osasunas, ka joshur me shuma të majme parash, ekipet 3 ekipet e lartëpërmendura, për të fiksuar, apo toleruar ndeshje.

Pretendime janë hedhur poshtë nga ish presidenti i Osasunës, Miguel Archanco. Megjithatë, këto kanë përfunduar në veshët e UEFA-s që janë në pritje të mbylljes së gjyqit për të dhënë edhe verdiktet finale. Edhe pse kanë kaluar disa vite, të katër ekipet e implikuar mund të përballen me ndë shkime dhe përjashtim nga kompeticionet evropiane mund të ishte një prej tyre.