Gjyqtari Lazër Sallaku i cili vendosi pak ditë më parë mbylljen e çështjes së lobimit rus pë PD, ka vendosur sot pushimin për dosjen ‘CEZ’ në Gjykatën e Tiranës, ku është i përfshirë edhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe djali i tij Shkëlzen Berisha.
Hetimet për procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke ‘CEZ’ nisën në vitin 2016, duke dërguar përpara organit të akuzës një numër të lartë zyrtarësh të cilët u morën në pyetje, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën.

Kjo solli edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit nga kompania çeke ‘CEZ’, shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh. Rreth një muaj më parë, Taulant Balla dorëzoi në Gjykatën Penale një kërkesë për transferimin e dosjes ‘CEZ’ për hetim në SPAK. Marrë nga gazeta Tema.