Operacioni për transferimin e mesfushorit, Christian Eriksen në Milano duket se do të marrë fund. Pas disa javësh bisedime, oferta e fundit e bërë nga klubi zikaltër ka bindur drejtuesit e Tottenham, raporton “Sky Sport Italia”.
Media italiane njofton se danezi do të mbërrijë në Itali në fillim të javës tjetër, ku pritet të kryej ekzaminimet mjekësore dhe më pas të firmos kontratën. Klubi i Interit ka paguar plot 20 milionë euro për shërbimet e Eriksen.