Fifi është përpjekur që jetën e saj private ta mbaj larg mediave. Është përfolur që këngëtarja ka qenë në një lidhje me kantautorin Flori Mumajesi, por asnjëherë nuk është konfirmuar. E ftuar në emisionin “Treshat”, ajo zbuloi një detaj nga jeta e saj private. Fifi foli për puthjen e saj të parë dhe tregoi që e ka dhënë në moshën 17-vjeçare para shkolle.
Por nuk ka qenë një eksperiencë e bukur për të. Këngëtarja u shpreh se puthja ishte e tmerrshme dhe nuk i pëlqeu aspak. “Kam puthur 17-vjeçe. Puthja më pa lidhje në botë, e tmerrshme. Ishte shumë e tmerrshme, nuk e di nuk më ka pëlqyer fare, ishim në shkollë. Më puthi por nuk më pëlqeu. Kam qejf që kur ta bëj diçka të ndihem mirë, por ajo nuk më bëri të ndihem mirë. Thjesht e bëri dhe i thashë po ua qenka e shpifur”, tha ajo. Këngëtarja pranoi se është single, duke thënë se jo gjithkush e meriton atë, “Jam super mega fucking single, jo gjithkush më meriton mua”.