Sa herë ju ka ndodhur të gjendeni përballë dikujt, ta dëgjoni për orë të tëra dhe në fund të mos keni marrë vesh asgjë? Mos u shqetësoni, na ndodh të gjithëve. Por në vend që t’ia vini fajin vetes, hidhini një sy listës së mëposhtme. Ekzistojnë disa njerëz që pavarësisht qëllimeve të mira gjithmonë japin mesazhe të gabuara dhe i ngatërrojnë ata që i rrethojnë. Tre shenjat e mëposhtme janë nga natyra konfuze, ndaj s’është aspak habi të mos i kuptoni me të parën.
Peshorja, shumica e Peshoreve mund të konsiderohen si shpirtra të humbur. Personat e lindur nën këtë shenjë janë në përgjithësi të hutuar për shumicën e gjërave në jetë dhe u duhet shumë kohë derisa të arrijnë në një përfundim. Duke qenë se duan t’i bëjnë gjërat në mënyrë sa më të ekuilibruar, përfundojnë.
Akrepi, akrepat janë shumë të ngjashëm me Peshoret, por jo dhe aq keq kur është fjala për dërgimin e sinjaleve të ngatërruara. Duke qenë të fshehtë nga natyra, zbulojnë shumë pak nga vetja dhe përfundojnë duke ju bërë më lëmsh. Akrepat janë jashtëzakonisht të pasionuar, kështu që sapo kuptojnë se çfarë duan, atëherë ata zbuten dhe qetësohen. Pastaj ta bëjnë sërish jetën të vështirë.
Binjakët, binjakët janë gjithashtu shumë të famshëm në dërgimin e mesazheve të ngatërruara, për faj të personalitetit të tyre binjak i cili nuk di se çfarë do. Ndërkohë që një pjesë e tyre mund t’ju pëlqejë, një pjesë tjetër mund t’ua shpifë. Nuk është gjë e mirë kur e dëgjon, por ç’e do që është e vërtetë. Duke qenë se luftojnë me veten, kjo shkakton ngatërrimin dhe dërgojnë sinjale të gabuara.