Reperja Tayna është një ndër emrat më të sukseshëm të momentit në muzikë. Ditën e djeshme, ajo publikoi këngën e re me “Mozzik” të titulluar “Edhe ti” dhe tashmë kënga i ka kaluar 2 milionë klikime në Youtube. Tayna duket bombë në klipin e ri dhe pamja e saj seksi sigurisht që është diskutuar në rrjet.

Madje, lart e poshtë thuhet se reperja mund ta ketë bërë ndonjë ndërhyrje, ndërsa ajo vendosi t’i sqarojë vetë njëherë e mirë këto fjalë. Në InstaStory, Tayna tregoi se është gocë bio. “Jam e gjitha natyrale”- shkruan ajo me shkronja kapitale. Më tej, ajo shton me humor: “Oh dhe jam alergjike ndaj rrobave”- si për të “justifikuar” veshjet e saj ekstravagante.