Maluma do të vijë të mbajë koncert në Tiranë, e kjo tashmë nuk mësohet nga burime jozyrtare. Këngëtari ka publikuar datat e turit, ku në listë e vende renditet edhe kryeqyteti ynë.
Fansave të Maluma-s nuk do t’u duhet të presin gjatë, pasi koncerti do të mbahet në mars. Madje, kjo do të vijë si “dhuratë” për datën 14, gjatë festimeve të Ditës së Verës. Koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa pritet që gjatë organizimit të këndojnë edhe artistë shqiptarë. Një lajm ky, që fansat e këngëtarit latin në Shqipëri e prisnin me padurim.