Administrata amerikane vendosur rregulla të reja për të kufizuar atë që quhet “turizmi i lindjes”, ku gra shtatzënë udhëtojnë drejt SHBA-ve për të lindur fëmijën aty në mënyrë që më pas të marrë shtetësinë amerikane.Sipas rregullave të reja, aplikuesve do t’u mohohet viza nëse oficerët konsullorë arrijnë në konkluzionin se qëllimi i tyre është që të shkojnë në SHBA për të lindur. Këto rregulla shndërrohen në një pengesë të madhe për të provuar se gratë po shkojnë drejt SHBA pasi kanë nevojë mjekësore, dhe jo vetëm për të lindur aty.

Ato që kanë nevoja mjekësore do të trajtohen si të huajt e tjerë që shkojnë në SHBA për nevoja mjekësore, dhe të provojnë se kanë mjaftueshëm të ardhura për të mbuluar si shpenzimet mjekësore dhe udhëtimin e qëndrimin, raporton Newsbomb.al. Praktika e udhëtimit në SHBA për të lindur fëmijë është në thelb e ligjshme, megjithëse ka raste kur autoritetet arresojnë operatorë të turizmit për mashtrim me viza apo evazion fiskal. Dhe gratë shpesh janë të sinqerta për qëllimet e tyre kur aplikojnë për viza dhe madje tregojnë kontrata të nënshkruara me mjekë dhe spitale.