Ministri Klosi dhe Ministrja spanjolle Maroto, do të punojnë për një të ardhme të përbashkët të turizmit. Në Konferencën Ndërkombëtare të Turizmit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi një takim me Ministren e Industrisë, Tregjeve dhe Turizmit, Maria Reyes Maroto, e cila theksoi se Spanja po punon shumë për të ardhmen e turizmit. Ata janë duke përgatitur një strategji të përbashkët me të gjithë vendet e Europës, ku bënë pjesë dhe vendi ynë. Maroto theksoi se për Spanjën turizmi është shumë primar.

Sipas statistikave të ministrisë që Maroto drejton të punësuarit në këtë sektor rriten mesatarisht me 3.2 për qind nga viti në vit duke arritur në dhjetorin e fundit në mbi 2 milion punonjës në këtë sektor. Ministri Klosi e falenderoi Ministren Maroto për ftesën dhe fakti që ai gjendet këtu tregon se sa i rëndësishëm është turizmi për vendin tonë.

Shqipëria ka ecur para në investime në fushën e turizmit, duke u bërë një destinacion i qëndrueshëm dhe shumë i vizituar nga turistët spanjoll dhe nëpërmjet Spanjës, që ka një treg shumë të gjerë botëror që janë turizmet e vendeve të largëta, përvecse ato të Europës, ne presim rritje të flukseve turistike në vendin tonë .