Gara e politikës nuk bëhet me vetëm nga foltorja e Kuvendit, debatet televizive por vitet e fundit edhe në arenen e madhe të rrjeteve sociale.
Me një vështrim të thjeshtë në “Facebook”-un e liderëve në vend, ALPEnews.al vë re opozitës i bie dita ditës populariteti duke bërë që ndjekësit e vetëm te tyre të jene militantët e perjetshëm të partive.
Kur themi këtë, kemi parasysh kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin që ndonese ka 71 mijë ndjekës, ka humbur interaktivitetin në like e komente.
Për të qendruar brenda LSI, edhe Presidenti Meta nuk duket të jete ne ditët më të mira. Me 120 mijë ndjekës, Meta duhet të kalojë të paktën 1 mijë pelqimet per postim, gjë e cila nga fotot e mëposhtme qartësisht nuk ndodh.
Kryesimin brenda opozitës duket se e mban edhe kryetari i saj.
Lulzim Basha me 575 mijë ndjekes ia del ti menaxhojë mirë postimet por ka një problem fare të vogël… i sponsorizon të gjitha dhe madje sapo i boton.
Nga ana tjetër, Edi Rama duket se vijon të qendrojë mbi fron sa i perket “Facebook”-ut të cilen shpeshherë duket se do ta marri edhe vetë në dorë me anë të interaktivitetit që krijon me replikat ndaj komentuesëve.
Siç duket qartazi edhe mëposhtë, vetëm foto e mengjesit prej tij arrin të marrë deri në 7.3 mijë like./ Alpenews