Në fillim të muajit shkurt pritet të ngrihen njësi të reja në Policinë e Shtetit si nevojë e paketës ligjore kundër kri mit të organizuar, “KÇK”. “Ne së shpejti do të kalojmë një paketë shumë të rëndësishme ligjore kundër kri mit të organizuar, e cila do të kërkojë që Njësitë e Policisë së Shtetit të angazhohen fort. Do të kalojmë në një fazë të re të luf tës kundër krim it të organizuar dhe këtu kërkohet dituri. Kemi krijuar ndërkohë Njësinë për Kapjen e Personave në Kërkim, njësia “K”, për shkurt, e Krimit Ekonomik, “E”, ajo e inteligjencës, Njësia “I” . Edhe kjo “K”–ja, pra e kërkimit dhe e kapjes së personave, është një çështje e rëndësishme. Ka filluar aktivitetin por prapë është në fazë konsolidimi dhe aty mund të ketë hapësirë për ju. Pastaj janë strukturat tjera, është ajo e krimit kompjuterik”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.

Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit, ministri Lleshaj vuri në dukje se “sipas ndryshimeve të pritshme ligjore, do të lehtësohet procesi i sekuestrimit të bizneseve të ngritura nga aktivitete kriminale, duke synuar që këtë model biznesi ta shkatërrojmë”. Ai zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Kriminale si dhe të nivelit “Bachelor”. Ministri tha se po punohet në disa fronte për ta përmirësuar infrastrukturën e Policisë së Shtetit, por nënvizoi se do të kërkohet më shumë integritet nga vetë punonjësit. I pranishëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu theksoi se studentët duhet të jenë të përkushtuar ndaj punës, e zbatimit të detyrave, sepse vetëm në këtë mënyrë do të bëjnë karrierë në radhët e organizatës