Dimitar Berbatov analizoi mundësinë e Barcelonës për të nënshkruar me një “9”, si Edinson Cavani, meqë Luis Suarez është dëmtuar dhe e ka mbyllur sezonin. Kujtojmë se sulmuesi i PSG pretendohet edhe nga Manchester United, sipas shtypit anglez: “Unë e dua Cavani, shpresoj të luajë rregullisht në gjysmën e dytë të sezonit. Barcelona, destinacion për të? Kjo situatë te katalanasit është e ngjashme me atë që ndodhi te Tottenham, me dëmtimin e Kane. Ok, imagjinoni që Cavani shkon te Barcelona dhe Suárez po rikuperohet…
Kështu, në një skuadër do të jenë Messi, Griezmann, Dembélé, Fati dhe Cavani. Ky është një problem, cili prej tyre do të luajë? Çështja është delikate, sepse duhet të menaxhoni lojtarët dhe pastaj egot e tyre. Nuk mund t’i thuash Messit, ki kujdes, se zëvendësohesh. Pra, ai është i pari në formacion. Messi duhet të luajë gjithmonë te Barcelona, edhe me vetëm një këmbë…”