Tottenhami është rikthyer tek fitorja pasi ka mundur në shtëpi Norwichin me rezultatin 2-1. Pas 4 rezultateve jo të mira ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho merr frymë duke sigluar 3 pikë. Dele Alli dhe Son Heung-min shënuan në çdo pjesë, ndërsa penalltia e shndërruar nga Pukki i vlejti vetëm për statistikë ekipit mik. Ndërkohë edhe Leicester City ka lënë pas krizën e rezultateve të ndeshjeve të fundit me një sukses të thellë 4-1 përballë West Hamit në “King Poëer Stadium”. Në pjesën e parë për Leicesterin shënuan Barnes dhe Pereira dhe menjëherë pas shkurtimit të diferencës nga Ëest Hami me Nobel nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë spikati me një dygolësh Perez, që vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.