Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij Monika, pak ditë më parë u bënë prindër për herë të dytë. Monika solli në jetë një vajzë dhe i vendosën emrin Enkelejda, një emër të cilin Loriku e kishte menduar prej kohësh.

‘The Voice’ bën bashkë dy shqiptaret e famshme, Dua Lipën dhe Bebe Rexhën
Pas ardhjes në jetë të vogëlushes, çifti janë kujdesur që të mos e shfaqin në publik. Ditën e sotme Monika ka publikuar foton e parë me vajzën, dorën e vogël të së cilës e mban në kraharor. Kujtojmë që Loriku dhe Monika janë prindër edhe të një djali me emrin Bojken.