Djali i Bora Zemanit dhe Vin Velit nuk ksihte mbushur as 2 vjeç kur ata vendosën të divorcohen dhe të ndajnë rrugët nga njëri-tjetri. I pyetur sesi ia shpjegoi djalit ndarjen, Vin Veli tha në emisionin “Glamour Zone”, se Arbori ishte shumë i vogël kur ndodhi divorci dhe nuk kuptonte. Por sot ai është 5 vjeç dhe sipas DJ-it është mësuar të jetojë me prindërit e ndarë!
“Nuk ishte në një moshë që ta kuptonte. Ka qenë rreth një vit e gjysmë atëherë”, tha ai. “Nuk bën pyetje përse shokët i kanë të dy edhe mamin e dhe babin?”, e pyeti moderatorja. “Jo nuk bën se ai është rritur ashtu. E ka dashurinë nga të dy”, u përgjigj Veli, duke shtuar se është shumë i lidhur me të birin: “Jam shumë i lidhur me Arborin. E takoj 4-5 herë në javë, ka raste dhe për ditë”.