Leipzig ka hedhur hapa të rëndësishëm dhe tashmë mungon vetëm axhenda e vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit të Dani Olmo te klubi gjerman. Dinamo Zagreb duket se është dorëzuar dhe do të marrë paratë që kërkonte. Futbollisti spanjoll i talentuar ka braktisur grumbullimin e skuadrës kroate dhe do të udhëtojë në Gjermani, aty ku e pret klubi i Red Bull që po bef ason në Bundesliga.
Operacioni është i rëndësishëm dhe hist orik në Bundesliga për një klub të dorës së dytë ose të tretë: bëhet fjalë për 35 mln euro kartoni, me 15 mln euro bonuse për një total prej 50 mln eurosh. Por, Dinamo ka mbajtur edhe 25% të vlerës së kartonit në rast rishitje mbi çmimin e paguar. Orët e ardhshme priten zhvillime.