Harry dhe Meghan hoqën dorë nga titujt mbretërore dhe tani nuk janë më dukë e dukeshë e Sussex. Ato janë shpërngulur në Kanada me vogëlushin e tyre Archie, për të jetuar si të pavarur financiarisht dhe në paqe. Mirëpo që në fillim, dyshja po përballen me probleme.Brenda pak orësh, më shumë se 80,000 kanadezë kanë firmosur një peticion në internet, ku kërkojnë që dyshja t’i paguajnë vetë shpenzimet e tyre të sigurisë. Kostoja e mbrojtjes së Harry-t dhe Meghanit llogaritet në rreth 800 mijë euro në vit dhe kanadezët nuk duan të paguajnë taksa dhe për to.

“Kanadezët janë të kënaqur ta mirëpresin Dukën dhe Dukeshën në vendin e vet, por e kanë bërë të qartë se taksapaguesit atje nuk duhet të jenë të detyruar t`i mbështesin. Ato dëshirojnë që Duka dhe Dukesha e Sussex të jenë në gjendje të përmbushin ambicien e tyre për t’u bërë të pavarur financiarisht”, është shprehur Aaron Wudrick, presidenti i Federatës Kanadeze të Tatimpaguesve, shoqatë e cila promovoi peticionin.