Sipas mënyrës së të vepruarit, të të dashuruarit apo të menduarit, mund të tërheqim apo të largojmë nga vetja ata që na rrethojnë. Sipas astrologëve ka disa shenja që janë më të veçanta se të tjerat dhe nëse i takon në jetë është shumë e vështirë t’i harrosh. Nga pamja, sjellja apo qëndrimi, këto shenja astrologjike do ju kujtohen gjithmonë: Ujori – Ujori është një shenjë idealiste dhe vetëm për këtë aftësi për të treguar se si duhet të jetë bota, të josh menjëherë. Ujori është një shpirt i këndshëm, interesant dhe i mirë. Është i dashur dhe i guximshëm.
Peshqit – Më ëndërrimtarë se Peshqit nuk ka. Emocionalë, jetojnë në re dhe tërheqin sepse gjithmonë duhet të pyesni se ku janë me kokën e tyre. Kur bie në dashuri me një shenjë të pakapshme si kjo, e cila rrëshqet në duart tuaja, ju nuk mund të bëni gjë tjetër veçse ta ndiqni. E veçanta e kësaj shenje është se dashurojnë duke qeshur dhe të përfshijnë me buzëqeshjen e tyre. Gjithashtu njerëzit e kësaj shenje janë të mprehtë, të thjeshtë dhe të gjallë.
Bricjapi – Bukuria e Bricjapit është komplekse, por në të njëjtën kohë shumë e fortë: tërheq me forcën, vendosmërinë dhe kokëfortësinë e tij. Është një shenjë ambicioze, për këtë ai tërheq njerëzit e duhur për të bërë një karrierë në vendin e punës. Ai nuk ndalet në pengesën e parë dhe kështu është edhe në dashuri. Sidoqoftë, kur e njihni një Bricjap, menjëherë e kuptoni se ka diçka për të zbuluar.
Shigjetari – Si nuk do të tërhiqesh nga shenja e aventurës? Shigjetari ju merr dhe ju largon rreth botës gjeografike dhe emocionale. Kjo ju bën të jetoni në një udhëtim shumëvjeçar. Gjithkush e kërkon atë kur është fjala për fillimin e diçkaje të re dhe argëtimi me një Shigjetari kurrë nuk dështon.
Luani – Luani është një nga shenjat më magnetike të Zodiakut dhe ka një arsye: gjithmonë flitet për Luanin si një shenjë e plotë, e fortë, bujare dhe besnike, pranë një Luani ndihesh i mbrojtur. Sigurisht që ka gabimet e tij, por për karizmën nuk mund të themi se i mungon, prandaj është padyshim një udhëheqës, një shenjë që tërheq, në jetë, në miqësi dhe në dashuri.