SPAK-u nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP, që duhet të ketë, ka vetëm 8 të emëruar dhe 2 të komanduar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e hënë do të shqyrtojë kërkesën e kreut të SPAK-ut, Arben Kraja për shtimin e 2 prokurorëve të tjerë për shkak të fluksit të punës.

Sipas mediave informative, shkak i vakancave është bërë mungesa e prokurorëve me vetting të kaluar në të dyja shkallët. SPAK-u nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP, që duhet të ketë, ka vetëm 8 të emëruar dhe 2 të komanduar. Sipas KLP-së “vonesat për emërimin e prokurorëve të SPAK-ut nuk janë nga ne”. Në 26 dhjetor, Dritan Prenci dhe Vladimir Mara ishin 2 prokurorët e komanduar që iu shtuna 8 të tjerëve që u emëruan.