Mia, vajza 6-vjeçare nga Torino ka bërë një denoncim ndryshe nga ata të zakonshmit.Ajo I ka shkruar një letër policisë italiane duke i kërkuar të arrestojnë koronavirusin sepse donte të takonte miqtë e saj.“Policë dhe karabinierë, arrestojeni koronavirusin, sepse unë dua të kthehem për të luajtur me miqtë e mi.Hera e fundit që dola për të shkuar në shkollë dhe në kurs ishte në muajin shkurt.Faleminderit policëve dhe karabinierëve për atë që bëni”, shkruan vajza e vogël në letër.Mia nuk është e vetmja vajzë që është bërë e famshme me letrën kushtuar policisë ose edhe vetë koronavirusit, kjo ka qenë një mënyrat më të përhapura të fëmijëve për të shprehur dëshirat e tyre në këto ditë karantinimi.