Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino në një konferencë të përbashkët me ministren Manastirliu dhe një grup mjekësh, konfirmoi se 28 vjeçari i cili ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt cilësohet si pacienti zero dhe është një rast i importuar.“Kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero, i cili ka hyrë në vendin tonë. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur dhe kontaktet që ka pasur. Kontakti më i ngushtë është i ati, edhe ai i infektuar. Vijojmë gjurmimin e kontakteve të dyta apo të treta të tij, që mund të jenë prekur”.

Sa për gjendjen e të dy rasteve, mjekët konfirmuan se ajo vijon të jetë e stabilizuar. Bino shtoi se Shqipëria mund të kryejë nga 200 deri në 500 analiza në ditë.Gati mësohet të jetë edhe karantina në Durrës, aty ku pritet të transportohen raste më të rënda nëse ka.“Është në Durrës karantina, do transportuohen atje njerëzit sipas nevojës. Karantina është gati, kam qënë vetë në terren”,- vijoi Bino