2.500 njerëz të tjerë në Rajonin italian të Lombardisë janë testuar pozitiv për koronavirusin në 24 orët e fundit.”Për fat të keq, numrat nuk janë shumë të bukur, numri i të infektuarve është rritur pak a shumë në krahasim me linjën e ditëve të kaluara”, tha administratori i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.”Ne do të duhet të vlerësojmë – shtoi ai – nëse është një fakt i jashtëzakonshëm i përcaktuar nga ndonjë episod i veçantë apo nëse është një trend në rritje, i cili do të ishte pak i sikletshëm. Unë nuk e di nëse pandemia ka arritur kulmin e saj”.”Ne jemi rajoni që kemi bërë numrin më të madh të testeve të tamponëve, laboratorët e Lombardisë aktualisht janë në gjendje të përpunojnë 5,000 teste në ditë me kapacitet të plotë dhe duhet që të na mundësohet përpunimi i më shumë testeve” – tha Fontana.Italia është në rreshtin e parë në luftën kundër emergjencës së shkaktuar nga pandemia Covid-19 dhe ka nisur të shoh dritë në fund të tunelit teksa për katër ditë rresht ritmi i rritjes së rasteve të infeksionit është ngadalësuar por numri i viktimave mbetet ende i lartë.

Për autoritetet ky është një moment delikat ku nuk duhet ulur vigjilenca përndryshe kurba e infeksionit mund të rikthehej në ngritje dhe se qëllimi tani është ta stabilizojmë dhe ta zbresim.