Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se ka “shenja inkurajuese” në Europë në luftën kundër koronavirusit Sars-CoV-2.”Megjithëse situata mbetet shumë serioze, ne kemi filluar të shohim shenja inkurajuese,” tha Hans Kluge, drejtori i seksionit europian i Organizatës Botërore të Shëndetit.”Në Itali numri i rasteve është ulur paksa, por është shumë herët të thuhet se pandemia ka arritur kulmin”, shtoi Kluge.
OBSH vlerëson punën e mjekëve italianëMichael Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së i programit të emergjencës EMS, shprehu admirim për mjekët italianë dhe i quajti ata heronj. Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, nga ana tjetër vlerësoi angazhimin e bërë nga qeveria dhe qytetarët, duke theksuar se “Italia po bën gjithçka që është e mundur për të kufizuar përhapjen e koronavirusit”.Ghebreyesus tha se masat parandaluese të paraqitura në vende të ndryshme janë të dobishme në kufizimin e përhapjes së koronavirusit, por vetëm ato nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar pandeminë.