Nderkohe qe konfirmimi zyrtar i dy rasteve te para me koronavirus ne vendin tone, shoqerohet me panik te madh nga popullata, lidhur me pasojat e semundjes ne vendet qe ka prekur, kryeministri Rama ka nxjerre statistikat zyrtare te te prekurve per 1 milion banore neper bote dhe ka nje apel per shqiptaret. Teksa publikon shifrat, qe mund t’i lexoni me poshte, Rama shkruan se “proporcionet reale me të prekurve nga koronavirusi dhe popullsisë së përgjithshme, janë tejet më pak alarmuese se sa perceptimi i krijuar nga bombardimi mediatik i pandërprerë! Kjo duhet mbajtur parasysh, në asnjë mënyrë jo për të neglizhuar kërcënimin e këtij virusi të panjohur, po për të ruajtur ekuilibrin tonë psikologjik dhe për të mos i hapur asnjë shteg panikut që nxit INFODEMIA”.

Postimi i Rames Një statistikë zyrtare që na ndihmon ta kuptojmë objektivisht situatën përtej bombardimit infodemik, non stop ditë e natë nëpër media dhe internet? ja sa janë deri më sot të prekurit nga koronavirusi për 1 milionë banorë në disa vende të botës: në kinë 56 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë , në itali 122 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë, në francë 18 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë, në gjermani 13 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë, në shba 2 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë. Siç e shihni proporcionet reale me të prekurve nga koronavirusi dhe popullsisë së përgjithshme, janë tejet më pak alarmuese se sa perceptimi i krijuar nga bombardimi mediatik i pandërprerë! Kjo duhet mbajtur parasysh, në asnjë mënyrë jo për të neglizhuar kërcënimin e këtij virusi të panjohur, po për të ruajtur ekuilibrin tonë psikologjik dhe për të mos i hapur asnjë shteg panikut që nxit INFODEMIA (epidemia e informacionit të çekuilibruar). E cila, sipas vetë Organizatës Botërore të Shëndetësisë është edhe më e rrezikshme se sa vetë epidemia e koronavirusit!