Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, presidenti aktual Aleksander Vuçiç, ka rrethana më të përshtatshme për arritjen e një marrëveshje me Republikën e Kosovës, shkruan N1.Tutje Tadiç ka zbuluar se gjatë kohës sa ka qenë në krye të shtetit serb, ishte provuar që të imponohej një marrëveshje Prishtinë-Beograd, por që thotë se e ka refuzuar.Ish-presidenti serb ka thënë se nuk ka mundur ta pranojë një marrëveshje të tillë që ishte propozuar, duke thënë se “ nuk mund të lejojë të humbim në paqe, diçka që se kemi humbur me luftë”.
Tutje politikani serb ka folur edhe për veriun e Kosovës, që sipas tij është një territor për të cilin Serbia kurr nuk duhet të dorëzohet. Tadiç thotë se në atë pjesë grumbullohet një numër i madh detajesh që janë pjesë e identitetit serb, përfshirë manastiret.Megjithatë Tadiç thotë se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet dhe se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me patjetër, në të kundërtën thotë se Serbia do të bllokojë rrugën e vetë të integrimit dhe zhvillimit.Në këtë intervistë, ish-presidenti serb ka folur edhe për qeverinë e re në Kosovë, që drejtohet nga Albin Kurti.Sipas tij, lideri i VV’së është një politikan që karakterizohet me një energji të madhe dhe me një fanatizëm politik, ndërkohë thotë se ka mungesë përvoje në drejtimin e institucioneve.Sipas tij një mungesë e tillë përvoje e Kurtit ndihmon Aleksander Vucicin që të marrë frymë më lirshëm meqë tashmë presioni ndërkombëtar është mbi Prishtinën dhe jo mbi Serbinë./Express