Gjatë një interviste televizive ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka njoftuar një tjetër linjë të dedikuar për këshillim mjekësor dhe marrjen e barnave me rimbursim për qytetarët.
“Një linjë e gjelbër në funksion të qytetarëve për t’u informuar dhe marre barnat falas. Një linje e dedikuar 08004040 do të jetë funksionale shumë shpejtë. Ne mënyrë që të ulim fluksin e telefonatave të 127, i cili do vijoj të mbetet numri i Urgjencës Kombëtare,” tha Manastirliu.