Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një interviste televizive deklaroi se po punohet për një plante detajuar në ndihmë të të moshuarve që jetojnë vetëm për t’ju dërguar në shtëpit e tyre ushqim dhe medikamente.

“Për të moshuarit do të mundësohet ofrimi i shërbimeve të nevojshme në banesë, ndërkohë që dhe medikamentet do t’u dërgohen në shtëpi. Na duhet të shkojmë tek çdo qytetar siç bëm për tërmetin e 26 Nëntorit, ku siguruam me rimbursim ilacet për qytetarët. Do të ofrojmë shërbim për të moshuarit që skanë fëmijë apo njeri tjetër afër,” tha Manastirliu.