Mes 17 të shëruarve nga COVID-19 janë një mjek dhe një infermier. Bëhet fjalë për mjekun e parë të konfirmuar pozitiv në spitalin e Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nepermjet nje postimi ne Facebook tregon se e ka telefonuar mjekun e sheruar e falenderuar ate.
Nga ana tjeter ministrja shkruan se “Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për mbrojtjen e bluzave të bardha❗️”

Postimi i plote:

Sapo bisedova me mjekun infeksionist të spitalit rajonal të Durrësit, që sot rezultoi i shëruar nga COVID-19, pas testeve konfirmuese.
Shumë e kënaqur për rikuperimin e mjekëve dhe infermierëve. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për mbrojtjen e bluzave të bardha❗️
#MeMjekëtDheInfermierët ?#COVID-19
#BashkëJaDalim