Çdo ditë që kalon situata në Itali përkeqësohet. Virusi ka vrarë mbi 3400 njerëz dhe mbi 41 mijë janë të infektuar.

Tashmë bota është nën kthetrat e koronavirusit dhe nuk dihet kur do të shpëtojë.

E ndërsa në Itali rriten rastet, mesazhe sensibilizuese, janë shpërndarë në rrjete sociale. Një veterinere, e infektuar nga koronavirus, lidhur pas makinës së oksigjenit në spital, ka dhënë një mesazh për njerëzit që shkelin urdhrat, nuk rrinë në shtëpi, por dalin dhe rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Ja mesazhi i plotë i italianes!

“Unë jam De Rossa, mjeke veterinere në Avellino, një nga rastet e para në Arvino Alpino pozitive me Covid-19.

Jam këtu sot për t’ju dhënë këtë mesazh e mbi te gjitha për ata që duan ta dëgjojnë.

Më vjen keq nëse ju prek në ndjeshmërinë tuaj, për paraqitjen time, por ka qenë një zgjedhje e menduar mirë.

Sepse po t’ju kisha shkruar dhe dërguar një foto nuk do të jepte të njëjtën ide të çfarë unë dua t’ju transmetoj.

Jam mbyllur në një dhomë izolimi në spital prej kaq shumë ditësh që nuk i numëroj më. Nuk mund ta hap dritaren.

Kam kontakt dy herë në ditë, njëherë në ditë me mjekët që më masin parametrat jetikë dhe kur me sjellin drekën e darkën, ku ma lënë mbrapa derës ku duhet të mbaj distancë prej disa metrash. Koronavirus ma ka provokuar një polmonit të brendshëm në të dyja anët e mushkërisë me pasoja të rënda në frymëmarrje. Unë jam një grua 43 vjeçe, që para këtij episodi kisha një shëndet për t’u admiruar.

Video/ Mesazhi i italianes së lidhur pas tubave të oksigjenit: Jam

Dhe papritur e gjeta veten në mes të këtyre tubave që më ndihmojnë për të marrë frymë, për të luftuar me vdekjen për shkak të Covid-19. Kjo ndodhi pas vdekjes së babait tim, eksperienca më e keqe e jetës sime. Luftoj për t’u kthyer te vajzat e mia, te familja ime. Sot pas tamponit të parë me rezultat negativ, u lehtësova pak nga kjo gjendje e rënduar, sepse po fitoj luftën time. Nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet që kanë përshkuar këto ditë trupin, mendjen dhe shpirtin tim. Por një gjë jua them me siguri: Nëse nuk prekesh direkt nga një fatkeqësi e tillë, të kridhesh e të hidhesh kaq afër krahëve të vdekjes, nuk mund të kuptosh kurrë dhimbjen, dëshpërimin që provon. Ju kërkoj ndjesë!

Ja qëllimi i mesazhit tim! Vetëm sot arrita të flas pas kaq ditësh, ku vuaja nga mungesa e frymëmarrjes. Por akoma jo të gjithë, por shumë pak njerëz, kanë kuptuar në të vërtetë se për çfarë po flasim. Nuk e di nëse ndodh për shkak të padijes, mbase akoma nuk kanë aq frikë sa duhet.

Video/ Mesazhi i italianes së lidhur pas tubave të oksigjenit: Jam

Sot do të doja që të jenë sa më shumë ata që më shikojnë për të kuptuar nëse arrini të shihni në sytë e mi, në trupin tim, vuajtjen që duhet të heq për të luftuar këtë virus, shumë nuk kanë kuptuar, sepse ka qenë dhe do të jetë akoma një papërgjegjshmëri, një mirëkuptim baras me zero. Ka shkelje të urdhrave ngado, sa prej nesh nuk kanë respektuar dekretet, sa prej nesh duke e ditur shumë mirë që duhet të futen në autoizolim, të futen në karantinë, nuk e kanë ndjerë për detyrë që ta zbatojnë dhe për këtë kanë vënë në rrezik dhe vazhdojnë ta bëjnë duke vënë në rrezik në radhë të parë jetën e tyre, atë të tjetrit dhe timen. Sepse ndodhem këtu për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të këtyre personave. Çdonjëri duhej të bënte çfarë i takonte. Është e kotë të bëjmë me faj institucionet, kur e dimë se mund të jemi mbartës të virusit dhe vazhdojmë me qetësi të shkojmë në punë e të psonisim. Kemi qenë të gjithë fajtorë, kush më shumë e kush ma pak, por mbi të gjithë ata që e kanë bërë me vetëdije, duke ditur që po bëjnë një krim. Çdo njeri duhet të bëjë detyrën e vet, e pak prej tyre e kanë bëre dhe po e bëjnë. Ja përse dola vete e demonstrova fytyrën time, tashmë jo të bukur dhe doja të më shihnit këtu brenda me mikeshën time, makinën e frymëmarrjes. Kjo makinë që më ka shpëtuar jetën bashkë me mundin e mjekëve që më kanë asistuar dhe padyshim me dashurinë e Zotit, që deshi dhe vendosi që nuk kish ardhur ora ime, sepse duhej të kthehesha te familja ime.

Faleminderit të gjithëve!”