Shqiptarët që ndodhen në Austri nuk duhet të shqetësohen nëse tejkalojnë qëndrimin e lejuar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Ministria e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë në Austri që nuk do të penalizohen nëse e kanë të pamundur lëvizjen dhe kthimin në Shqipëri.

Gjithashtu, autoritetet austriake kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Austri duke filluar nga kjo e premte, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Austri.