Marku 42-vjeçar i prekur nga koronavirusi tregoi sot përjetimet e tij si pacienti që arriti të sfidonte virusin, duke shkuar drejt shërimit të plotë.
Ai thotë se beson se është infektuar gjatë një darke, ku kanë qenë të pranishëm 10 persona dhe vetëm tre prej tyre janë prekur nga virusi.
Gjatë një interviste telefonike me “Open” në Top Channel, burri tregon edhe simptomat e virusit, duke e konsideruar si grip të zakonshëm.
Ai konsiderohet si rasti i parë në Shqipëri që po shërohet, pasi analiza e parë ka dalë negative me virusin, ndërsa i duhet edhe një analizë tjetër për ta konfirmuar.
Ai bën apel që të mos ketë panik nga ana e qytetarëve.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: U trembe në momentin e parë?
U tremba sepse ishte një sëmundje e pa dëgjuar, shumë panik, po flitej në të gjithë botën ishte një tmerr i vërtetë.
Unë në momentin që kam dalë pozitiv jam vetëkarantinuar, nuk kam dalë fare.
Ka ardhur doktori me stafin, jam lidh me Piperon dhe kam marr asistencë në shtëpi.
Ditët e para kisha vetëm djers.
Ditën e tretë temperatura, 38.2, 38 .3.
Ditën e pestë ka vazhduar pak mungesa e frymëmarrjes, por jo e papërmbajtshme, pak e zorshme.
Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit dhe me urgjencën kam folur.
Jam ushqyer si gjithmonë kur kam pas temperaturë kam pirë paracetamol, uji lëngje supë.
Është çështje paniku më shumë, është diçka e menaxhueshme.
Është më pak ne një grip normal.
Sot jam në ditën e tetë. Javën tjetër bëj tamponin për të kuptuar nëse kam më COVID apo jo.
Si je infektuar?
Marku: Kam qëndruar për darkë. Dorën ia kemi dhënë. Tavolina ka qenë e madhe. Nga 10 persona që ishin janë infektuar 3 vetë. Risku nuk është 100% që kush takohet mund ta marrë./ tiranapost