Aksioni humanitar i shpërndarjes së ndihmave ndaj familjeve në nevojë ekonomike dhe pensionistëve të vetmuar vazhdon intensivisht. Sot pjesë e këtij aksioni ishte kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, gjeneral Bardhyl Kollçaku, si dhe deputeti Ilir Ndraxhi.
Ata ishin të pranishëm te familjet në nevoja ekonomike dhe te pensionistët e vetmuar.
Vetë Arbana shprehet se po realizohet një bashkëpunim shumë frytdhënës mes Qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ku së bashku me Shtabin e Emergjencave pranë Bashkisë Shijak po bëjnë një punë të palodhur në shërbim të atyre që kanë nevojë.
Elton Arbana i drejtohet qytetarëve duke i thënë: “Nuk do ju mungojë asgjë në këto ditë të izolimit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Ndihmat po ndahen paralelisht në Shijak dhe çdo Njësi Administrative.
Personat që nuk qëndrojnë në shtëpi jo vetëm që nuk do përfitojnë nga ndihmat, por do të kenë dhe masa nga organet ligjzbatuese.
Çdo ditë e më tepër duhet të kuptojmë të gjithë rëndësinë e të qëndruarit në shtëpi.