Doktor, ishte tërmet, jo Gërdec e 21 janar
Profesor Përparim Kabo, edhe pse nuk ka përmendur emra konkretë, ka lënë të nënkuptohet dhe ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha, i cili më herët ka bërë fajtor Edi Ramën për situatën aktuale, me akuzën se pse nuk i mbylli kufijtë më parë, duke lënë jashtë mijëra shqiptarë.
Ndërkohë këtë deklaratë e ka krahasuar me atë të Tritan Shehut, i cili tha se “është kriminale kjo që po bën qeveria duke mos punuar për të rikthyer në atdhe 1000 shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit”.

Postimi i plotë:

Një sjellje që nuk di sa ta quash…Një mjek përfshirë 30 vite në politik…thotë se fajin e ka kryeministri që lejoi të hynte sëmundje se nuk bllokojë kufijtë, pra nuk duhet të linim të ktheheshin bashkëatdhetarët tanë në familjet e tyre dhe jo pak, por 100.000 persona.

Një koleg i tij mjek dhe ky dhe po në të njëjtën parti politike thotë…Kanë mbetur pa u kthyer 1000 persona dhe kjo është kriminale…qeveria nuk po punon…T’u thuash qesharakë është pak.