Ditën e sotme, Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për shtyp të lexuar nga ish-deputeti Tritan Shehu.

Midis të tjerave, deklarata sfidon të dhënat zyrtare se dy personat e identifikuar me Covid-19 në Shqipëri kanë ardhur nga Firence në Itali.

“Deklarohet se kontaminimi eshte “importuar” me rastin “zero” te ardhur nga Firenze para mbi dhjete ditesh. Nga mund te dale nje siguri e tille kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnje rast te prekur? Kjo gje ka rendesi te madhe te skjarohet per aresye tonat epidemiologjie, aq me shume mbas kaq ditesh kthimi ne Tirane”, shkruhet në deklaratë.

Ditën e sotme, “Corriere della Sera”, gazeta më e madhe në Itali shkruan se midis 7 mijë e më shumë rasteve të identifikuar në vendin fqinjë, janë plot 39 nga Firence dhe 166 në të gjithë Toskanën, krahinën ky Firence është kryeqendër.

https://www.corriere.it/salute/malattie_infettive/20_marzo_08/coronavirus-italia-dati-8-marzo-bollettino-regionali-provinciali-8729bd9c-6157-11ea-8f33-90c941af0f23.shtml

A është një shtrembërim i tillë vetëm një lapsus i zakonshëm apo një tentativë për të krijuar panik mbi origjinën e sëmundjes, që sipas PD mund të jetë ngjitur edhe nga një lokalitet tjetër i pazbuluar brenda Shqipërisë.

Gjithashtu, PD konsideron si të rrezikshme strategjinë e karantinimit në shtëpi, një strategji e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe e aplikuar gjerësisht në vendet e prekura nga Covid-19, përfshi Italinë.

Në frymën e deklaratës, duket se këto janë shtrembërime të qëllimshëm për të ngjallur panik, i cili më pas mund të shfrytëzohet për qëllime politike në prag të zgjedjeve të vitit të ardhshëm./Lexo.al