Tom Moore, një veteran lufte, ka arritur të mbledhë një sasi rekord prej 38 milionë dollarësh, të cilat do të shkojnë për sistemin kombëtar britanik të shëndetësisë, për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit.
Më shumë se 1.4 milionë persona kanë kontribuar deri tani. Kapiten Tom Moore, arriti të kryejë 100 xhiro përqark oborrit të banesës me ndihmën e një karroce.
E gjitha nisi si një sfidë modeste për të grumbulluar 1000 paund. Brenda 24 orëve nisma e Tom u bë aq popullore sa, shifra prej 1000 paundësh që synohej të mblidhej, u tejkalua menjëherë dhe donacionet nuk po pushojnë.
Të enjten, Moore festoi 100-vjetorin e lindjes, ndërsa mori edhe një mesazh urimi nga Mbretëresha Elizabeth II.