Koronavirusi ka përfshirë të gjithë botën. Mes personave të infektuar ka edhe shumë personazhe të njohura, mes tyre edhe futbollistë.Ndër ta është edhe sulmuesi i njohur i Juventusit, Paulo Dybala. Argjentinasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus për të katrën herë në gjashtë javë sipas raportimeve.
Sulmuesi u konfirmua me Covid-19 më 21 Mars së bashku me të dashurën. Është programi spanjoll El Chiringuito që shkruan se Dybala ka kryer katër teste gjatë këtyre javëve dhe tek të gjitha ka dalë pozitvë.Edhe pse bartës i virusit, Dybala është shprehur se ndihet shumë më mirë.
“Fatmirësisht jemi më mirë. Nuk kemi asnjë simptomë. I kisha më të forta shenjat në fillim. Lodhesha shpej, nuk merrja dot frymë pas pesë minutash”, është shprehur Dybala.Tek Juventus janë edhe dy lojtarë të tjerë të konfirmuar me Covid-19, Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi.