Distancimi social është arma kryesore për të luftuar virusin. Por dhe higjiena e duhur e shtëpisë, përfshirë pastrimin, dezinfektimin ajrosjen, mund të ndihmojnë.
Në këtë periudhë që frika e përhapjes së koronavirusit është e madhe, dritare.net ka sjellë disa këshilla si ta mbani larg shtëpisë infeksionin e Covid-19.
1- Kur ktheheni nga pazari, hiqini këpucët jashtë shtëpisë. Rrobat vendosni në gardërobë, mos i lini në divan apo krevat! Nëse keni merak, mund t’i nxirrni në ballkon për ajrosje. Mos i spërkatni me alkool dhe klor, sepse ato janë lëndë kimike që irritojnë lëkurën.
2- Pastrimi dhe dezinfektimi janë dy gjëra shumë të ndryshme. Pastrimi ka të bëjë me largimin e papastërtive nga një sipërfaqe. Dezinfektimi ka të bëjë me vrasjen e patogjenëve. Për sigurinë tuaj, bëjini të dyja çdo ditë. Hiqni papastërtitë me ujë, sapun dhe peshqir. Pastaj dezinfektojeni sipërfaqen. Është vërtetuar se virusi vdes menjëherë pas një dezinfektimi normal të bazuar në alkool etilik (62-71% etanol), peroksid hidrogjeni (0,5% peroksid hidrogjeni) ose zbardhues (0 natrium hypochlorite , 1%). Mos i përzini shumë produkte bashkë, është e rrezikshme, këshillon dritare.net
9 këshilla si ta mbani koronavirusin larg shtëpisë!
3- Nëse nuk keni kohë për të pastruar gjithçka, pastroni vetëm ato që prekni më shpesh, tavolinë, çelës, telekomandë, karriget e miut, jastëkët dhe sigurisht pajisjet elektronike.
4- Duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi pastrimit dhe dezinfektimit të banjës. Pastrojeni me alkool dhe zbardhues.
9 këshilla si ta mbani koronavirusin larg shtëpisë!
5- Si për larjen e rrobave, ashtu edhe për larjen e enëve, temperatura duhet të jetë e lartë: mbi 60 gradë për lavatriçe dhe rreth 70 për larjen e enëve. Programimi me temperaturë të lartë parandalon formimin e mykut dhe të mikrobeve. Temperaturat e larta, përfshirë ato të tharësve, krijojnë një mjedis të pafavorshëm për mikroorganizmat.
6- Ajroseni shtëpinë. Megjithëse shpesh të moshuarit kanë ftohtë, kur hapen dyert e dritaret, është e domosdoshme që të ajroset shtëpia. Më mirë mbulojuni me një batanije të trashë, sesa të rrini në ajër të ndenjur. Smogu është ulur këto ditë, dhe ku ka ma mirë se ta ajrosni shtëpinë duke hapur dyer e dritare.
7- Meqenëse po ngrohet koha, është mirë që ta përdorni kondicionerin, që të qarkullojë ajari. Thjesht mirëmbani dhe pastroni filtrat e kondicionerit që të keni ajër më të pastër.
9 këshilla si ta mbani koronavirusin larg shtëpisë!
8- Nuk ka asnjë provë që paketimi i ushqimit mund të transmetojë koronavirusin e ri, kështu që nuk ka nevojë ta dezinfektoni ushqimin ose paketimin më shumë sesa zakonisht. Vetëm respektoni sigurinë standarde të ushqimit, por mbi të gjitha lani duart sapo të ktheheni në shtëpi dhe madje pasi të keni sistemuar gjërat që bletë.
9 këshilla si ta mbani koronavirusin larg shtëpisë!
9- Si maskat, ashtu dhe dorezat duhet të përdoren në mënyrë korrekte dhe të mos zëvendësojnë higjienën e duarve, e cila duhet të bëhet përmes një larjeje të plotë për të paktën 20 sekonda. Kur bëhen pis, ose pasi i keni përdorur dorezat duhet t’i hiqni duke i kthyer nga ana e brendshme dhe t’i hidhni direkt në kosh./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net