Një studim gjerman tregon se të bërit pazar në dyqane apo supermarkete, nuk përbën rr ezik infektimi nga koronavirusi.
Lajmi bëhet i ditur nga Hendrick Streeck, drejtor i Institutit të Virologjisë së Universitetit të Bonit. Ai gjithashtu është një nga ekspertët kryesorë, pas një studimi të kryer mbi popullsinë e Heinsberg, një nga shpër thimet kryesore në vend, me 1.400 raste pozitive dhe 46 vd.ekje nga koronavirusi.
“Nuk ka rr eziqe të konsiderueshme të infektimit teksa shkoni dhe bëni pazar,”- thotë Hendrick Streeck.
“Epidemia përhapet kur njerëzit janë në distancë të afërt për një periudhë mjaft të gjatë”, tha ai për RTL, televizion në Luksemburg.
Sa i përket infektimit nëpërmjet objekteve (si përshembull: nga dorezat e dyerve, telefonat, tualetet) ai thotë:
”Që të infektohemi në këtë mënyrë, duhet që dikush të kollitet në dorën e tij dhe ta prekë përshembull dorezën e derës dhe menjëherë, dikush tjetër duhet ta prekë atë dhe dorën më pas ta vendosë në fytyrë”.
Këto pretendime hedhin poshtë në mënyrë efektive studimin e realizuar në SHBA, sipas të cilit Covid-19 mund të mbi jetojë për një ditë në karton, për tre ditë në çelik dhe për pesë ditë në plastikë.