A mund të përhapet COVID-19 nëpërmjet monedhave dhe kartëmonedhave është një pyetje që shumë persona e bëjnë shpesh pasi janë dy elementë me të cilët ndërveprojmë me të tjerët gjatë gjithë kohës në përditshmërinë tonë.

Përgjigjen për këtë na e jep Organizata Botërore e Shëndetit në Shqipëri e cila thekson se:

Aktualisht, nuk ka prova që të konfirmojnë ose kundërshtojnë tezën nëse koronavirusi mund të transmetohet përmes monedhave ose kartëmonedhave.

Sakaq OBSH në Shqipëri thekson se monitorimi i shëndetit tuaj gjatë Covid-19 është jetësor. Ju duhet:

✅Të kontrolloni për simptomat e zakonshme

✅Të informoni familjen/miqtë tuaj nëse keni nevojë për ndihmë

✅Të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor nëse keni vështirësi në frymëmarrje. Telefononi ? më parë, nëse është e mundur.