Zëdhënësi i autoriteteve shëndetësore kineze Mi Feng, bëri të ditur sot se numri i rasteve kritike në Kinë është ulur nën 300, gjë që tregon efektet e dukshme të mjekimit. Aktualisht Kina ka 265 njerëz në gjendje kritike dhe rreth 30 raste të reja infeksioni në ditë.
Ekipet mjekësore kombëtare që ende qëndrojnë në Wuhan, po vazhdojnë praktikën e terapive specifike për secilin patient të sëmurë rëndë, në mënyrë që të shpëtojnë sa më shumë jetë.
Deri tani, numri i rasteve të infektimit nga koronavirusi në mbarë botën ka arritur mbi 1.2 milionë. Kurse më shumë se 70 mijë njerëz kanë humbur jetën, ndër të cilët Kina ka zyrtarizuar vetëm 3300 të vdekur.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i autoriteteve shëndetësore kineze Mi Feng tha në një konferencë shtypi të organizuar të dielën në Pekin se duhet të ruhet niveli i kontrollit të epidemisë para presioneve që rastet e infektimit nga jashtë u sjellin qyteteve pritëse të Kinës lidhur me parandalimin, mjekimin dhe testimin.