ryebashkiaku Elton Arbana shprehet permes nje postimi në Fb se sot janë ndarë ndihmat ekonomike për familjet në nevojë, DYFISHIN e shumës që merrnin më parë.
Postimi i tij: “Një premtim i mbajtur i Kryeministrit dhe Qeverisë shqiptare për t’i qëndruar pranë nevojave të njerëzve.

Bashkia Shijak vazhdoi dhe sot me DEZINFEKTIMIN e:Institucioneve publike, rrugëve të qytetit, Lagjeve. Po përgatitemi për sezonin e ri të vaditjeve në Njësinë Administrative Gjepalaj, ndërkohë stafi i Mirëmbajtjes po vazhdon intensivisht pastrimin e qytetit dhe Njësive nga mbetjet urbane.

Ju lutem QËNDRONI NË SHTËPI, zbatoni rregullat. Qeveria shqiptare po kujdeset për ju që keni nevojë.”- shprehet Elton Arbana.