Sali Berisha thotë se nëse do të kishte mundësi zgjedhje do të donte ta kalonte karantinën me Gabriel Garsia Markez. Sipas tij kjo botë e mbyllur ka nevojë për një univers fantazie. “Markez të shëtit në të gjitha hapësirat e imagjinatës njerëzore”, tha Berisha në “Zonë e Lirë”.
Përsa i përket këngëtares se tij të preferuar të kohëve të sotme, Berisha tha se preferon Adele. “Adele është këngëtarja e kohëve të sotme që e vlerësoj dhe e dëgjoj”, tha Berisha.